FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, Meta: Media shqiptare nën dhunë e censurë nga qeveria!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë se Dita Botërore e Lirisë së Shtypit e gjen median tonë nën dhunë dhe censurë nga qeveria.

“Dita Botërore e Lirisë së Shtypit e gjen median shqiptare edhe për këtë vit nën dhunën dhe censurën e Qeverisë dhe të klientëve të saj, si dhe nën kontrollin e oligarkisë.

Hedhja në erë me tritol e bizneseve të pronarëve të mediave, mbyllja e televizioneve, përdorimi i armëve të zjarrit dhe dhunës brutale fizike ndaj reporterëve, gjobat e padrejta, censura dhe autocensura, ndalimet pa shkak, kërcënimet, shantazhet, mungesa e kontratave të rregullta të punës dhe keqpagesa, si dhe ndikimi politik nëpërmjet përcaktimit të linjave editoriale me fonde nga bota e errët e krimit dhe korrupsionit, është mjedisi ku punuan shumica e gazetarëve shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke ndarë të njëjtat shqetësime të shprehura edhe në raportin e fundit të “Reporterëve Pa Kufij”, theksoj rëndësinë për një media të lirë, të pavarur dhe të përgjegjshme, që është thelbësore për çdo demokraci funksionale dhe të qëndrueshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Media e lirë, e pavarur dhe në shërbim të interesit më të lartë publik, transparencës dhe llogaridhënies në çdo nivel, është një qëllim për të cilin duhet të përpiqemi dhe të bashkëpunojmë të gjithë.

Jo më kot, Shqipëria renditet e fundit në rajon për lirinë e medias, ndaj më 14 Maj është Koha Për Ndryshim”, shkruan Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?