Dita e Europës, Kryemadhi: Vazhdojnë betejën për një Shqipëri me pluralizëm politik

Në mesazhin e saj në facebook për Ditën e Europës, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, thotë se 9 Maji është dita e simbolit të bashkimit dhe bashkëpunimit.

”Paqja dhe solidariteti europian janë po aq të rëndësishme sot sa ishin edhe në hapat e parë të Bashkimit Europian, po aq të rëndësishme për Shqipërinë sa dhe vetë ekzistenca e saj! Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për mentalitetin europian në qeverisje dhe në cdo qelizë të saj”,-shkruan kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi nga ana tjetër, vë theksin tek beteja për një Shqipëri me pluralizëm politik. ”9 Maji na bën më të fortë për të vazhduar betejën tonë për një Shqipëri me pluralizëm politik, ku alternativa dhe idetë nuk fshihen nga autokracia, ku e drejta e qytetarëve për të zgjedhur të lirë është legjitime dhe jo tabu. 9 Maji është dita e forcës tonë për një Shqipëri Europiane”,-shkruan Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Një ditë reflektimi dhe shprese se projekti europian do të duhet të quhet i realizuar vetëm kur Ballkani të jetë pjesë e tij, kur edhe shqiptarët të ndjehen pjesë e vlerave europiane!

Paqja dhe solidariteti europian janë po aq të rëndësishme sot sa ishin edhe në hapat e parë të Bashkimit Europian, po aq të rëndësishme për Shqipërinë sa dhe vetë ekzistenca e saj! Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për mentalitetin europian në qeverisje dhe në cdo qelizë të saj.

9 Maji na bën më të fortë për të vazhduar betejën tonë për një Shqipëri me pluralizëm politik, ku alternativa dhe idetë nuk fshihen nga autokracia, ku e drejta e qytetarëve për të zgjedhur të lirë është legjitime dhe jo tabu. 9 Maji është dita e forcës tonë për një Shqipëri Europiane.

/Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?