Dita e Verës, Rama humor me Lalën, Lulin dhe Lalin (VIDEO)
Me rastin e Ditës së Verës Kryeministri Edi Rama ishte në Elbasan nën shoqërinë e Qazim Sejdinit. Nga aty përveç urimit për qytetarët Rama ka komentuar edhe festimet në ditë të ndryshme të kësaj feste. “Gëzuar ditën e Verës, këtë vit është e veçantë se Lala e feston në 14, Luli e feston në 16, ndërsa lali e feston në datën 17”, u shpreh Rama përpara gazetarëve.
Me këtë frazë që ngjalli humor te vetë kryeministri dhe gazetarët që i drejtuan mikrofonin për të marrë urimin e tij, Edi Rama i referohet:
Me 14 mars, Ditës së Verës që kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini, që njihet si “Lala”, zgjodhi ta kremtojë sot. Me 16 mars, protestës që opozita e bashkuar do të mbajë para kryeministrisë kundër qeverisë. Me 17 mars, i referohet faktit që Bashkia e Tiranës i shtyu festimet e ditës së verës për të dielën.
Kujtojmë se në Elbasan është sot dhe kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili do të kryejë një vizitë te një familje e vjetër e këtij qyteti. Deri më tani nuk është parashikuar ndonjë event tjetër ku të mund të kishte një përplasje mes tij dhe kreut të qeverisë.

KOHA JONË SONDAZH

