Ditëlindja e Vaçe Zelës, Presidenti e kujton me këngën “Po ku ka si ty o Shqipëria ime”

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot këngëtaren Vaçe Zela, në përvjetorin e saj të lindjes.
Në një mesazh në Facebook, Presidenti Meta shkruan: “Sot është ditëlindja e mbretëreshës së përjetshme të këngës shqiptare, Vaçe Zela, Nderi i Kombit. Vepra dhe trashëgimia e saj e pasur flet më shumë se çdo gjë tjetër.

Ndaj dëshiroj t’i përshëndes të gjithë shqiptarët me një nga perlat e saj! I përjetshëm kujtimi i kësaj koloseje të këngës dhe kulturës shqiptare! ?? ?”.

Presidenti ka publikuar dhe një nga interpretimet muzikore më të njohura dhe më të dashura për publikun të Vaçe Zelës, këngën “Po ku ka si ty o Shqipëria ime”.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/652932085280628/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?