Doda falenderon Fleckenstein: Kur të huajt të duan më shumë se shqiptarët

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda ka thumbuar Partinë Demokratike pas deklaratës së Fleckenstein që duhet të hapen negociatat për Shqipërinë.

Deputetja Doda në një status në Facebook shprehet se ka raste kur të huajt na duan më shumë se ne shqiptarët veten, duke iu referuar deklaratave të opozitës që kërkojnë që negociatat të mos hapen me BE pa u plotësuar disa kushte.

“Ka raste kur të huajt na duan më shumë se në shqiptarët veten. Raportuesi për Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fleckenstein flet qartë, PO negociatave me Shqipërinë.  Faleminderit Knut Fleckenstein” shprehet Doda.

Swiss Digital Mobile Reklama

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, gjatë diskutimeve në Komisionin e jashtëm të Parlamentit Europian deklaroi dje se Bashkimi Evropian duhet të hapë negociatat me Shqipërinë dhe të vihet kriter zbatimi i reformave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?