Dorëheqja e Kryeministrit Renzi në Itali. Sali Berisha: Tani radha e Edi Ramës
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot zhvillimet në Itali. Në një koment në Facebook ai thotë se pas dorëheqjes së Kryeministrit Renzi, tani është radha e mikut të tij, Edi Rama.
Berisha komenton dhe marrëdhniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Italisë gjatë qeverisjes së kryeministrit Matteo Rezni. Ish-kryeministri thotë se këto marrëdhënie janë bazuar mbi qëndrime partiake.
“Ne Itali fiton thelle JO-ja! Efekti i pare madhor Trump ne bote! Mateo Renzi jep dorëheqjen, tregoi veten shtetar. Në marrëdhëniet me Shqipërinë ai mbante qëndrim partiak! Rama do jetë viktima e radhës! Fati i mikut te vet e pret! Por pas humbjes Rama nuk do largohet nga kreu i PS. Mjere socialistet, po mire ua bën, e meritojnë! Sb”,- shkruan Berisha.
Kryeministri italian, Mateo Renzi humbi dje në referendumin kushtetues që kërkonte kufizimin e pushtetit të senatit dhe një stabilitet më të madh për qeverisjet në Itali.
Rezultatet flasin për humbje të pastër; 40% kanë votuar pro dhe 60 % kundër. Renzi kishte paralajmëruar se nëse humbiste do të jepte dorëheqjen. Pas daljes së rezultateve të para në një konferencë për mediat ai njoftoi largimin e tij.
Dorëheqja e Reznit ka sjellë reagime edhe në Shqipëri. Ish-kryeministrit Sali Berisha e sheh largimin e kryeministrit si pasojë të efektit Donald Trump.
Ndërkohë kreu i LIBRA-s, Ben Blushi shprehet se humbja e referendumit në Itali është një dobësim i Europës. Në një krahasim me thelbin e reformave që kërkonte Renzi në Itali për uljen e numrit të vendeve në Senat, Blushi thotë se personalisht do të votonte që parlamenti në Shqipëri të kishte vetëm 100 vende.
“Italia dhe Europa do mbeten sërish në pasiguri dhe mjegull. Referendumi për kufizimin e kopetencave kushtetuese të Senatit u rrëzua nga afro 60 për qind te votuesve, duke marrë me vete Qeverinë e Matteo Renzit. Ky kaos politik do ta dobësojë edhe më shumë eurozonën si dhe entuziazmin për zgjerimin e Bashkimit Europian. Ka ardhur koha të mendojmë për ti zgjidhur vetë punët tona. Europa nuk na ndihmon dot nëse nuk ndihmojmë veten. A mund të të ngrohë dielli nesë jeton në bodrum? Natyrisht që jo. Errësira jonë është made in Albania, por pesimizmi ynë është made in Europe. Sa për referendumin e djeshëm në Itali. Rrezultati ishte një votë kundër Qeverisë, megjithatë edhe unë do votoja me kënaqësi që parlamenti i Shqipërisë të kishte vetëm 100 deputetë. Në një sallë me 100 njerëz ka më pak vend për të pashkolluar anonimë dhe banditë se në 140”, shkruan Blushi.
KOHA JONË SONDAZH

