FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dorëhiqet roja i PD-së, mesazhi për demokratët: Punova 24 vite, por bëni mirë të gjeni gjuhën

Në një kohë që nesër pritet protesta para selisë blu, kjo e fundit është blinduar me hekura nga Lulzim Basha. Këto kohë ka edhe largime nga PD-ja. Pëllumb Matraku, është roja i brendshëm i selisë së PD-së dhe siç thotë, ka punuar 24 vite në PD.

Dy ditë më parë ai njoftoi publikisht largimin nga puna, duke i kërkuar demokratëve të gjejnë gjuhën e përbashkët.

”Kam punuar 24 vite në PD. Jam shumë krenar që kam punuar me profesor doktor Sali Berishën. Në 2 legjislaturat e fundit kam punuar me Lulzim Bashën, i jam shumë mirënjohës. Sot (të mërkurën) bëra një largim para kohe sepse nuk më pëlqejnë disa reagime mes demokratësh. Bëni mirë të gjeni gjuhën, mos i bëni qejfin të tjerëve”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?