Dosja ”McGonigal”/ Analisti Burimi: Rama është në pikë të hallit, jep dorëheqjen po e mori SPAK

Çfarë do të ndodh me kryeministrin Edi Rama, në lidhje me dosjen ”McGonigal”? Analisti Genc Burimi, thotë se nga kjo aferë Rama “nuk fle i qetë”, ndërsa shtoi se pala shiqptare duhet të hetojë në lidhje me zhvillimet e fundit pasi është “më minimalja” për opinionin publik. Sipas tij problemi është se nëse Rama thirret në SPAK ai do duhet të japë dorëheqjen, edhe nëse është i pafajshëm për shkak të mos ushtrimit të presonit të drejtësia.

“Edi Rama sigurisht që nuk është i qetë, nuk fle i qetë nga zhvillimet që e rrethojnë. Populli duhet të sqarohet, pala shqiptare duhet të hetojë, është më minimalja. Problemi është se nëse thirret Rama në SPAK, ai do japë dorëheqjen që të hetohet pa ushtruar presion te drejtësia.

Berisha dhe Meta duhet t’i shtrojnë pyetje vetes nëse shkohet në zgjedhje me këtë kryeministër nëse atij nuk i ndodh gjë deri atëherë. Ose duhet të zgjidhet skandali, ose nuk duhet të ketë zgjedhje, se nuk ka besim te institucionet. Në kushte normale kjo opozitë nuk duhet të shkonte në zgjedhje, po nëse nuk shkon do kritikohesh se po e bën si Basha.

E mesmja e artë janë demonstratat, lëvizjet civile, këtë duhet të luajë opozita. Nëse Ramën e mbrojnë amerikanët, kam përshtypje se do ndodhë. Edhe historia McGonigal nuk u zbulua sot, e kanë ditur prej kohësh në SHBA. Doli sot për aryse të tjera, ka një rivalitet të ashpër mes Biden dhe Trump. Trump akuzon Biden se ka favorizuar të birin dhe thotë që është komplot i madh dhe Biden akuzon atë se ka favorizuar dhëndrin e tij për të përfituar financiarisht. McGonigal ka punuar edhe për një tjetër oligark rus më herët, nuk duhet të jemi aq naivë”, tha ai në ”News 24”.

SHKARKO APP