Dritan Ylli paraqet kandidaturën për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI 

Në kuadër të Konventës Kombëtare Zgjedhore që zhvillohet më datat 3-4 dhjetor, ka nisur edhe procesi i paraqitjes së kandidaturave për postet drejtuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Mësohet se anëtari i KDK-së dhe ish-anëtar i Kryesisë së LSI-së, Dritan Ylli, ka paraqitur kandidaturën e tij për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së.
Z. Ylli, i cili aktualisht është Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe i Sigurimeve Shoqërore, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij përmes një shkrese që i ka dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, z. Luan Rama.
Dritan Ylli është shprehur se nëse zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, do të japë dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe të Sigurimeve Shoqërore për t’iu përkushtuar tërësisht organizimit të partisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?