Dule: Deklaratat e Kammenos, duhet të shihen vetëm si politike

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka reaguar për deklaratat kërcënuese të ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kammenos, i cili tha se “Greqia nuk mund të pranojë sfida dhe referenca që ndikojnë në historinë dhe të drejtën ndërkombëtare”.

Dule tha se deklaratat e tij duhet të shihen vetëm si politike, ndërsa shtoi se ato nuk mund të prishin miqësinë që ekziston mes dy popujve.

Dule e cilësoi Greqinë si avokatin e Shqipërisë për në NATO dhe BE, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama se po tenton të eklipsojë rolin e shtetit fqinjë. “Në BE nuk veprohet në mënyrë të njëanshme. Uroj të kemi vendim në dobi të vendit tonë, edhe pse si kemi kryer detyrat e shtëpisë në nivelin e duhur. Rilnidja reflekton qëndrimet individuale të Ramës”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?