Dule: Ligji për pakicat nuk ka asnjë vlerë. Bushati: Lexo konventën
Deputeti i PBDNJ, Vangjel Dule tha se ligji për pakicat shënon hapa prapa dhe nuk ka asnjë vlerë të shtuar.
Ndërkohë ministri Bushati tha se ligji nuk diskriminon pakicat kombetare.
Dule: Është një ligj i cili nuk ka asnjë vlerë të shtuar. Në vitin 1995 RSH ka firmosur konventën kuadër të Këshillit të Europës për mbrotjen e minoriteteve, në 1999 është ratifikuar, është pjesë e legjislacionit tonë dhe prevalon mbi cdo ligj. Këto 20 nene të ndryshuara deri në sekondat e fundit kërkojnë që të zëvendësojnë edhe këtë dokument. Ky ligj shënon hapa prapa.
Bushati: Ligji fotografon realitetin dhe praktikën e akumuluar, Ju nuk e keni lexuar as konventën. Vetë konventa ka dy koncepte, subjektiv dhe obejtkiv. Këtu secili prej nesh mund të deklarojë një origjinë të caktuar sipas dëshirë.
Ne kemi pasur një problem në komitetin e pakicave. Nuk përfaqëson mozaikun e minoriteteve. Minoritetet në Shqipëri nuk kanë të njëjtin trajtim të barabarë. Amendamentet tuaja e kufizojnë. Ndërkohë kushtetuta shqiptare ka parimin e mos diskriminimit.
Komunikimi dhe dokumentacioni zyrtar në gjuhën e minoritetet, krahas gjuhës zyrtare shqiptare. Konventa nuk ka një indikacion të qartë për këtë cështje. Ky është një tjetër risi e këtij ligji.
Në rast se do ishte keq e thjeshtë vendet e fqinjëve tanë do të kishin aderuar në këtë konventë dhe do ta kishin bërë këtë gjë shumë kohë para nesh.
Deputeti i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka replikuar me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati lidhur me ligjin për mbrojtjen e pakicave kombëtare, pasi e pyeti se a i ishte referuar qeveria ligjit të ndonjë vendi të rajonit për model; Bushati iu përgjigj se jo, sepse rajoni nuk kishte ligj për minoritete, por se ishin bazuar në të drejtën ndërkombëtare.
Dule nuk ka pritur, por ia paraqitur Bushatit dy ligje konkrete të vendeve fqinje: Kroacisë dhe Malit të Zi duke i vlerësuar si shumë të mirë dhe e ka hedhur poshtë projektligjin e qeverisë Rama II, duke e konsideruar si në shkelje të të drejtave të minoritetit.
Dule: “Kemi pasur regjistrimin e popullsisë në vitin 2011. E dimë sesi rrodhën zhvillimet para atij censusi, edhe amendimet që iu bënë atij ligjit në momentin e fundit. Ai ligj me amendimet e fundit shkel parimet që përcaktohen në nenin 3 të Konventës kuadër.
Sot vjen qeveria e z.Rama dhe e sanksionon këtë shkelje në nenin 5 të ligj dhe thotë se minoritete do të përcaktohen në bazë të ligjti për censusin. Kur KE e thotë qartë e pastër se parametrat e ligjit bien ndesh me nenin 3 të Konventës kuadër. Ligji i z.Rama vjen e na thotë se ne do ta bëjmë në shkelje
Unë do të dëshirja që të hiqni dorë nga kjo dorë propagande.
Ngrihet një pyetje dhe proetston Kryeministri deri ën mediat më prestigjioze se kjo Evropë qenka e padrejtë me vendin e tij, në fakt me qeverinë e tij. Zotëri, nuk ua përmenda më kot vendet fqinjë dhe legjislacionin që ka. Përtej frustracionit të ministrit të Jashtëm. Urdhëroni, ligjin e Kroacisë: Kush bën, kur çfarë dhe si. Një nga ligjet më të mira në lidhje me trajtimin e të drejtave të minoriteteve.
Urdhëroni një ligj të plotë që e ka miratuar Mali i Zi, që thotë ku zbatohen këto të drejta dhe kush ka përgjegjësinë.”
KOHA JONË SONDAZH

