Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 11:23 Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën! Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar pas dhunës së regjistruar gjatë protestës së djeshme në Tiranë, duke dënuar sulmet ndaj punonjësve të Policisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dy fatkeqësi brenda një viti/Ruçi: Jemi në kushte lufte. Prioritet shëndetësia

Politikë E enjte, 16 Prill 2020 10:21
Dy fatkeqësi brenda një viti/Ruçi: Jemi në kushte lufte. Prioritet shëndetësia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën më të jashtëzakonshme, ku vendi është në karantinë dhe në shtetrrethim, qeveria, mazhoranca dhe opozita e re janë në sallë me maska dhe doreza. Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi mbajti një fjalë hyrëse në çelje të seancës të jashtëzakonshme të Kuvendit që për herë të parë u mbajt në respekt të masave mbrojtëse të distancimit social. Teksa tha se jemi në kushte lufte, Ruçi shtoi se Shqipëria si rrallë ndonjë vend pësoi dy goditje të mëdha, dy fatkeqësi natyrore, tërmetin e 26 nëntorit dhe pandeminë koronavirus. Kryeparlamentari shprehur ngushëllimet për humbjen e jetëve, dhe uroi shërim të shpejtë për të prekurit, mes të cilëve edhe deputetin Adriatik Alimadhi. Ruçi tha se Shqipëria falë masave drastike kufizuese mundi ta përballojë me sukses këtë situatë të rëndë. Për Kreun e Kuvendit, Shëndetësia duhet të jetë një nga prioritetet kryesore. ”Shëndeti Publik dhe mbrojtja nga pandemitë duhet të kenë më shumë fonde”.

Pjesë nga fjala

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Para 19 orësh
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Kuvendi i Shqipërisë është në përmbushje të detyrës në këto rrethana të jashtëzakonshme në kushtet e një lufte me një armik të padukshëm për syrin njerëzor por tepër të rrezikshëm për jetën e njerëzve në gjithë globit. Pa u mbyllur gjendja e jashtëzakonshme e tërmetit të 26 nëntorit, hyjmë në një tjetër gjendje. Rrallë ndodh që një vend brenda një vitit të përballojë dy gjendje të jashtëzakonshme. Fakti që jemi në rrugën e duhur për ti fituar këto beteja tregon se pavarësisht krizave, shqiptarët kanë ruajtur fuqinë e tyre të mbijetesës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Edhe pse situata ishte e rëndë dhe me kufizime drastike, kuvendi ka vazhduar punën në format e imponuara nga kjo pandemi. Deputetët kanë kontribuar në plotësimin e nevojave jetësore bazike. Konferenca, byroja, komisionet kanë funksionuar me formatin elektronik. Kanë qenë në punë pa ndërprerje. I shpreh ngushëllimet familjeve që humbën njerëzit e tyre të dashur, dhe të prekurve që po vijoj në betejën së bashku me ta dhe kolegu Alimadhi, uroj të shërohen sa më shpejtë. Mirënjohje për mjekët, veçanërisht infeksionistët që janë në vijën e parë të betejës dhe po shpëtojnë qindra jetë shqiptarësh. Kombin nuk do të harrojë vetëmohimin e 30 mjekëve që shkuan pranë kolegëve në Itali.

Mirënjohje për policinë, po kështu edhe gazetarëve dhe kameramanët të terrenit që janë të kudondodhur në çdo beteje. Qytetarët po ashtu, të moshuarit veçanërisht meritojnë mirënjohjen tonë të veçantë. I bëjmë thirrje të vazhdojnë të rezistojnë për të dalë të fituar dhe me sa më pak humbje jetësh nga kjo pandemi. Do të falenderoja deputetët që mirëkuptuan vendimin për përgjysmim page për 3 muaj. Dhe përfaqësuesit e 22 institucioneve të pavarura, dhe do të inkurajoja që 8 institucione që nuk janë përgjigjur akoma, t’i përgjigjeshin asaj. Kuvendi vlerëson punën e Komitetit, të qeverisë, të kryeministrit, që morën masa radikale mbrojtëse që rezultuan tepër të suksesshme.

Sa më drastike të jenë masat dhe sa më të vetëdijshëm të jenë qytetarët aq më shpejt do të fitojë jeta përballë rrezikut që na kanoset. Pandemia e koronavirusit tregoi se globalizimi është një proces kontradiktor, progresiv për nga të mirat që krijon për njerëzimin, por edhe me rreziqe shumë reale. Kjo pandemi po tregon se njerëzimi është mrekulluar nga avantazhet por njëherësh ka nënvlerësuar rreziqet. Të gjitha vendet u gjendën të papërgatitura dhe pa masat e duhura mbrojtëse për të përballuar këtë pandemi.

Etiketat e lidhura

Covid-19Gramoz RuciKuvend
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 20 minutash

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE
Para 32 minutash

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Para 50 minutash

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy
Para 1 ore

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 14 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 17 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 14 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 16 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.