E frikshme në Vlorë. Kanos kryefamiljarin, reagon Policia e Shtetit
Është zbardhur konflikti i ndodhur në Llakatund të Vlorës, mbrëmjen e sotme. Mësohet se një person është futur në shtëpinë e familjes Devollaj me armë gjahu dhe ka kanosur kryefamiljarin e saj, pa arritur në përdorimin e armës.
Efektivët janë lajmëruar nga familjarët e tjerë të pranishëm në banesë dhe kanë vënë në pranga kërcënuesin. Sipas Policisë së Shtetit, bashkë me autorin e kanosjes në komisariat ka përfunduar edhe vetë kryefamiljari Devollaj. Të dy pritet të merren në pyetje për të zbardhur shkaqet e konfliktit.
Paraprakisht raportohet se dy bashkëfshatarët kanë pasur konflikte të herëpashershme. Gjithashru bëhet me dije se autori i sulmit ishte në gjendje të dehur mbrëmjen e sotme kur shkoi me armë gjahu në shtëpinë e Devollajt.
KOHA JONË SONDAZH

