E paprecedentë! “Bindja Demokratike”, pa kryetar por me bord drejtues

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Open” të Eni Vasilit në ekranin e Top Channel, gazetarja Elda Menga zbuloi disa informacione nga takimi me dyer të mbyllura që po zhvillojnë rreth 26 nismëtarët e krijimit të një partie të re të quajtur “Bindja Demokratike”. Ajo që çudit më shumë është se, kjo parti, e cila do të regjistrohet ditën e martë në gjykatë dhe në KQZ për zgjedhjet e ardhshme lokale, do të vendosë edhe një precedent të padëgjuar më parë. Ajo nuk pritet të ketë një kryetar partie, por një bord drejtues, pa ditur ende përbërjen dhe numrin e tij.

Kjo bëhet që partia e re të mos ketë një drejtues që do të forcojë pozitat e tij në krye të partisë dhe me vendimmarrje të përqëndruar, por për të marrë vendime kolegjiale. Megjithatë, nga ajo që është mësuar, Rudina Hajdari është distancuar nga kjo nismë e lançuar fillimisht prej saj, madje duke u konsideruar edhe kryetarja e mundshme saj, pasi anëtarët e grupit të ri parlamentar demokratik nuk kishin pranuar fraksionimin e PD-së ku të përfshihej edhe Astrit Patozi./tch/

Ka zgjatur disa orë takimi në një zyrë në Tiranën e Re ku është themeluar partia “Bindja Demokratike” që pritet të drejtohet nga Astrit Patozi. Në përfundim të takimit ky i fundit tha se të gjitha detajet do të jepen paraditen e së martës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Faleminderit shumë për këtë vëmendje kaq të madhe. Ne do të kemi nesër një takim me mediat. Nuk kemi asgjë për të fshehur, por as për të folur në këtë moment” – tha Patozi për gazetarët duke u larguar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më herët edhe njëri prej themeluesve të tjerë, Fabian Topallaj që pritet të jetë pjesë e kësaj partie tha se të martën do të bëhet regjistrimi partisë në gjykatë dhe në KQZ për zgjedhjet e 30 qershorit./bn/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?