E paprecedentë/ Policia plagos gazetarin në protestë
Skandaloze dhe e paprecedentë. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi duke zbatuar urdhrat e Edi Ramës ka vendosur të hedhë gazlostësjellës në të gjitha rrugët e Tiranës.
Dhjetëra mijëra shqiptarë janë ngritur në këmbë kundër Edi Ramës, por Lleshi sërish zbaton urdhrat e shefit të tij, duke hedhur gaz në të gjithë Tiranën.
Ndersa nga ky sulm ka mbetur i plagosur foto-reporteroi, Arben Dajçi.


Vijon situata kaotike para godinës së parlamentit. Gazit të policisë së Shtetit nuk i shpëton as kreu i PD-së, Lulzim Basha.
“Do të fitojmë. Rama do të largohet. Se sa do të qëndrojmë e vendosin njerëzit. I vetmi kompromis që nuk bëhet është largimi i Ramës”, u shpreh kreu i PD-së, por fjala e tij u ndërpre për shkak të një sulmi tjetër me gaz lotsjellës.
Por pas pak çastesh kreu i opozitës Basha është rikthyer sërish në krye të turmës që po afrohet sërish te Parlamenti.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2124677570986131/
KOHA JONË SONDAZH

