FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Edhe Berisha në Vlorë për festën e Pavarësisë

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë sot në Vlorë për festën e Pavarësisë. Berisha ka zhvilluar homazhe në monumentin e Pavarësisë në Vlorë. Në këtë 111-vjetor të Pavarësisë, Berisha ka vendosur lule në monumentin pranë Sheshit të Flamurit.

“Sot mbarë shqiptarët përulen me mirënjohjen e pakufishme, nderimin më të madh para veprës së pavdekshme të Ismail Bej Vlorës. Erdha të betohem, se Pashiqi shqiptar që sapo ka vendosur kurorën aty e ka të fundit, sepse shqiptarët do ta paketojnë atë në Beograd aty ku e ka vendin. Tradhtar si ky kombi nuk ka pasur. Ky është betim solemn para babait të Pavarësisë”, u shpreh Berisha në një komunikim për mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?