FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Edi Paloka: Edi Rama urren Veriun dhe “malokët”

Nga Edi Paloka-

Prita kaq ditë se mos po reagonte dikush perveç qytetarëve të thjeshtë ndaj mesazhit diskriminues e racist të asaj Bungës së Vettingut. Askush nuk reagoi !

Nuk prisja reagim prej Ramës apo ministrave të tij se Rama, urrejtjen e përbuzjen e tij për verioret e ka shfaqur më se një herë, madje edhe në Parlament. Në një seance të tillë, kur fyerja ishte evidente, unë ju kërkova deputetëve socialiste nga Veriu i vendit, që të reagonin për nderin dhe dinjitetin e tyre, po ata ulën kokat të gjithë. Të gjithë që e njohin e dijnë që në ambjente private, Rama është edhe më i zi e nxjerr gjithë negativitetin e tij kur flitet për veriorët. E ka këtë si trashegimi nga ambjenti ku është rritur si nip i Spiro Kolekës apo thjesht pse i lidh veriorët me zonat që votojnë PD, këtë nuk e di.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pra nga Rama dhe të tijët, nuk pritej gjë! As vetë Komisioneri per Diskriminimin i zgjedhur me votat e Ramës, nuk e mori mundimin të reagonte qoftë edhe me një deklaratë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ata, ambasadorët që nuk lenë rast pa na folur për reformën në drejtësi nga një anë dhe për luftën kundër diskriminimit nga një anë tjetër, si ka mundësi qe as nuk degjuan e as nuk reaguan?!

Imagjinoni çdo kishte ndodhur sikur në vend të fjalës “maloke” , te ishte “homoseksuale”…Lere pastaj po të ishte dhe nacionaliteti mbrapa …!

Më e pakta , do kishte filluar reforma në drejtësi nga e para.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?