Edi Paloka: Këshilli Kombëtar i PD ti bashkohet vendimeve të Kuvendit të sotëm

Deklarata e EDI PALOKES si kryetar i Këshillit Kombëtar të PD:

Sot Kuvendi i PD, për herë të parë u mblodh me kërkesë të delegatëve të tij dhe mori vendime historike, të rëndësishme në bazë të të cilëve qëndron rithemelimi i PD.
Në Kuvendin e demokratëve të lirë, sot morën pjesë një numer jo i vogël prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Unë ju bëj thirrje dhe pjesës tjeter të anëtarëve, t’i bashkohen PD të rithemeluar sot me vullnetin e shumicës përfaqësuese të demokratëve e të mos bëhen pjesë e lojës të atyre që për karrige janë gati të shkelmojnë interesat e demokratëve, për më tepër, nga sot, pa asnjë tagër për të mbledhur Këshillin Kombëtar. Këshilli Kombëtar, pas Kuvendit Kombëtar është organi më i lartë i PD Sdhe anëtarët e tij duhet të përfaqësojnë vullnetin dhe interesat e demokratëve, vullnet që u shpreh qartazi sot në Kuvendin për rithemelimin e PD.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?