Edi Rama: Asdreni një figurë e madhe e kombit

Nga Edi Rama.

AMARCORD

Përvjetori i ndarjes nga jeta i një shkrimtari të madh, siç ishte Asdreni, për të gjithë shqiptarët, meriton të kujtohet më së pari nëpërmjet ndjesive të pashlyeshme të veprave të tij dhe botimeve historike përkatëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kopertina e përmbledhjes në vargje Ëndrra dhe Lotë, botuar në Bukuresht vitin e shpalljes së Pavarësisë, më 1912, nuk përmban vetëm simbolet tona të ardhshme kombëtare, kurorë e të cilëve do të jetë Himni i Flamurit shkruar nga vetë Asdreni, por edhe citimin e Barletit mbi emblemën që mbante Skënderbeu; shqiponjën dykrerëshe të zezë në fushë të kuqe. Ky citim është një homazh ndaj Faik Konicës, i cili shpluhurosi Barletin ndër shqiptarë, megjithëse mosmarrëveshjet mes dy publicistëve në faqet e “Albania”-s kanë qenë me nam

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?