Edi Rama: Do të ndërtojmë një shqiponjë të madhe në Adriatik
Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama ishtë në Durrës dhe dhe idenë e ndërtimit të një shqiponje të madhe në detin Adriatik, duke ndjekur shembullin e shteteve të tjera që kanë ndërtuar palma.
Këtë ide Rama i cili ua bëri me dije edhe projektuesve të shëtitores së re që do të bëhet në vijën bregdetare të Durrrësit.
Ai tha se një instalacion i tillë do të ishte jo vetëm atraksion për qytetin port të Durrësit, por do t’i sillte edhe përfitime të mëdha ekonomike si vlerë e re turistike.
“Mendoj se duhet ta përgatisim një kolpo ekstra, të bëjmë një ndërhyrje ne det siç është Palma, sic kanë bërë vende të tjera po ta bëjmë me një shqiponjë në det që të jetë zonë turistike, po duhet ta gjejmë një pikë dhe ta përgatisim, një shqiponjë të madhe e ndërtuar e re nga A tek Zh-ja komplet dhe aty bashkia mund të nxjerrë përfitime të mëdha. Kjo është një fazë tjetër por sigurisht një shqiponjë do ta bëjmë në det që të duket lart”, shprehet Rama.
KOHA JONË SONDAZH

