Edi Rama fut në konflikt banorët tek Laguna Blu në Golem
Politikë E Mërkurë, 7 Prill 2021 04:45
Banorët e lagunës Blu në Qerret kanë shkuar sot në fshat për të bllokuar një ndërtim të dhënë me lejen e Kryeministrit Rama për Aleksander Frangaj dhe Samir Manen.
Bordi drejtues i këtij fshati ka nisur dje një njoftim ku thoshte se "që prej paradites se dites se sotme, e hene, 26 tetor 2015, kompleksi gjendet ne nje situate te pazakonte. Porta ne krahun jugor te tij eshte hapur me force dhe eshte hedhur ne toke prej 2 fadromash te shoqeruara prej nje grupi njerezish, te cilet pretendonin se do te fillonin ndertimin e nje objekti ne territorin e fshatit ku gjenden terrenet sportive.
Shperthimi i portes ka ndodhur pasi personat jane ndaluar prej rojeve aktuale te fshatit dhe pasi kane hasur ne rezistencen e z. Jashar Alushi, i ngarkuar nga Bordi me detyren e administratorit te fshatit. Sot terrenet sportive u rrafshuan plotesisht dhe neser pritet te vijoje puna per hapjen e themeleve te objektit te ri.
Aktualisht fshati eshte i hapur dhe mbrojtja e tij nga keqberesit, e pamundur te kryhet.
Bordi kerkon ndihmen dhe angazhimin e te gjitheve ju per ta kapercyer kete situate te rende e te paprecedente".
Dhe mënjëherë janë vënë në lëvizje banorët e fshatit turistik për të bllokuar punimet. Ne lidhje me këtë situate konflikit kane shkruar edhe dy analistet me të njohur shqiptare, Mero Baze dhe Andi Bushati.
Priten zhvillime të reja nga laguan Blu, sepse del fytyra e vertetë Edi Rames që punon me dy standarte. Ndryshe thotë e krejt ndryshe vepron!
KOHA JONË SONDAZH

