Edi Rama: Hapet Porta e Bashkëqeverisjes për Qytetarët (VIDEO)

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155202563461523/

Qeveria ka prezantuar sot portalin e bashkëqeverisjes me qytetarët. Në një aktivitet të posaçëm, Kryeministri Edi Rama u shpreh se portali do të synojë pjesëmarrjen aktive të qytetareve në vendimmarrje.

“Për të gjithë ata që duan të jenë anëtarë aktivë të koalicionit qeverisës mes Partisë Socialiste dhe njerëzve të zakonshëm do të kenë mundësi komunikimi online”,- tha Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri tha se ky projekt, “nuk është një portal po një mekanizëm inovativ për të përfshirë drejtëpërdrejtë qytetarët në qeverisjen e vendit, proceset vendimmarrëse, luftën kundër korrupsionit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një takim me mbështetësit e tij, Rama ka deklaruar se, kjo është një përpjekje serioze e PS që të ndërtojë një koalicion real me njerëzit e zakonshëm, “duke i bërë ata pjesë të një procesi vendimmarrës në kuptimin e vërtetë të fjalës”.

“Ky angazhim i jep mundësi çdo qytetari që ka akses në internet për të qenë pjesë e procesit të bashkëqeverisjes në kuptimin konkret të fjalës. Ky sistem pranon anëtarë dhe anëtare reale, me identitet të identifikuar si anëtarë të koalicionit qeverisës”, ka thënë Rama.

Kreu i qeverisë ka theksuar se pas kësaj platforme qëndron një grup i madh njerëzish që do të ndjekin në kohë reale kërkesat, ankesat dhe denoncimet e qytetarëve që do të anëtarësohen.

“Do ndëshkojmë së bashku një shfaqje korruptive, do të ndëshkojmë së bashku një sjellje abuzive dhe një zyrtar në rast se vërtetohet se denoncimi është i saktë”, ka deklaruar Rama.

Kreu i qeverisë ka bërë thirrje për nxitjen e qytetarëve që të regjistrohen në këtë nismë, duke garantuar se për të bërë këtë nuk ka nevojë për të paguar ryshfet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?