Edi Rama njofton për mbërritjen në takimin e tij në Milano, “Erdha!”

Rama, përmes një videoje duke hyrë në makinën që do ta çojë te takimi me diasportën e Milano, ka njoftuar komunitetin shqiptar që po e presin se “Erdha”.

Kryeministri dhe njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të zhvillojë sot një takim me shqiptarët në Milano, në kuadër të turit të tij me bashkatdhetarët jashtë vendit. Ky është takimi i dytë që ai zhvillon në Itali me shqiptarët që jetojnë në këtë qytet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një postim në rrjetet sociale mbrëmjen e djeshme, Kryeministri Rama ndau detaje mbi vendin dhe orën e takimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Me shqiptarët e Italisë”, shkruan ai. “Nesër në Milano, nga ora 15:00, në qendrën e kongreseve të panaireve në Malpensa, rruga ’11 Shtatori’, nr. 16, Busto Arsizio”, thekson më tej Rama.

Ky takim pason vizitën e para dy javëve në Greqi, ku Kryeministri u ndal fillimisht në Kretë dhe më pas në Athinë, gjithashtu në kuadër të të njëjtit tur me diasporën shqiptare.

Ndërkohë, më herët gjatë këtij turi, Kreu i Qeverisë ka zhvilluar takime me shqiptarët edhe në Düsseldorf (Gjermani), në Nju Jork (SHBA), si dhe në Londër (Angli). Po ashtu, gjatë vitit të kaluar, Rama vizitoi edhe qytetin e Selanikut në Greqi, si dhe zhvilloi një takim të mëparshëm në Milano.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?