Edi Rama reagim për protestën e të rinjve të PD-së: Lexoni PISA 2015 !
Edi Rama shkruan sot pas protestës të rinjve të selisë blu: “Të rinjtë e nxitur nga partitë të protestojnë për arsimin të lexojnë rezultatet e Shqipërisë në programin PISA2015″.
Komisioni Evropian i ka dërguar një letër vlerësimi Ministrisë së Arsimit në Programin Ndërkombëtar për Vlerësimin e Njohurive të Nxënësve (PISA) për rezultatet e studimit të vitit 2015.
Kështu, bazuar në raportin e publikuar pardje të PISA-s, letra që mban firmën e përfaqësuese së Komisionit Evropian për Arsimin dhe Kulturën, Helene Skikos, vlerëson ministren Nikolla për punën që ka bërë në fushën e arsimit.
Letra vlerëson edhe punën e kryeministrit si edhe të reformave që janë ndërmarrë në fushën e arsimit, shkruan Panorama.al