Edi Rama: SHBA dhe BE nuk kanë asnjë rezervë për Fatmir Xhafaj
Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në Kuvend pas tensioneve që shkaktoi opozita me fjalimet dhe akuzat kundër Ministrit të Brendshëm, Famir Xhafaj.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se në akuzat e PD nuk ka asnjë gjë të re kundër ministrit. Ai shtoi se edhe në deklaratën e tij dje, Ministri Xhafaj përsëriti të njëjtat gjëra, sepse kjo histori është e përsëritur e cila ka ndodhur para 15 viteve.
Rama tha se para se të kujtohej opozita të sulmonte Ministrin Xhafaj, nëse ky do të kishte problemet që pretendon PD, do të kishte folur shumë herë më parë SHBA dhe BE.
Ai tha se ndërkombëtarët nuk kanë folur kurrë për këtë çështje edhe se pse i kanë dëgjuar akuzat që në vitin 2002, sepse e dinë që nuk ka asnjë fakt që implikon ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
“Rasti më i fund kur kjo çështje është shfaqur në mediat pranë SHQUP ka qenë në kulmin e përpjekjes për të reformuar drejtësinë, fakti është i njohur botërisht, por jo vetëm për shqiptarët që e kanë pasur mendjen në atë moment kur ky fakt është dashur, por i njohur edhe nga ndërkombëtarët. Nëse në këtë zurna do të kishte një grimcë përgjegjësi të ministrit tonë të Brendshëm, përpara se të flisnin këta, do fliste miku ynë protagonist i jetës sonë publike, ambasadori amerikan dhe i BE. Do flisnin ata që nuk kanë lënë rast pa folur, pasi nuk kanë lënë rast pa verifikuar. Ata as kanë folur dhe as kanë çfarë të thonë fare. Për ata ky është një fakt i njohur dhe nuk përbën asnjë implikim direkt ose indirekt qoftë të qeverisë së këtyre, qoftë tonën”,- deklaroi kryeministri Edi Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se Italia nuk ka dërguar asnjë kërkesë për vëllanë e ministrit Xhafa. Kryeministri shtoi se qeveria dhe as Fatmir Xhafaj nuk kanë asnjë përgjegjësi në këtë mes. Ai akuzoi se qëllimi i sulmeve të PD është bllokimi i negociatave.
“Nuk ka asnjë kërkesë formale apo informate nga autoritet e vendit ku ka ndodhur ngjarja. Për gjashtë vjet nuk ka asnjë kërkesë. Nëse nuk ka asnjë kërkesë për qeverinë apo ministrinë e Brendshëm dhe nëse bëhet fjalë vëllanë e ministrit, në një sistem ku secili përgjigjet individualisht para ligjit, përse del sot kjo? Sepse duan të godasin Shqipërinë dhe negociata me çdo gjë që të munden”,- tha Edi Rama.
KOHA JONË SONDAZH

