FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Edi Rama shkruan për çmimin e energjisë: Do ta mbrojmë, por pse mashtron opozita e rublave?!

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë lajmin se do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike duke filluar nga data 1 nëntor.

Në një postim në Twitter, Rama shprehet se çmimi i energjisë do të mbrohet nga qeveria, ndërsa akuzon opozitën për sajimin e lajmeve të tilla.

“Opozita e Rublave e mediat e saj po u thonë sot shqiptarëve se Qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë në 1 nëntor! Një lajm dyfish i rremë: Kemi 14 muaj që themi çmimi do mbrohet siç po mbrohet dhe s’e kemi deklaruar kurrë diçka të tillë! Pse e bëjnë? #DavaRublash”, shkroi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?