Edi Rama: SPAK dhe GJKKO janë kthyer si redaksi lajmesh portalesh dhe kanalesh televizive!

Sot kryeministri Rama në mbledhjen e grupit parlamentar solli në vëmendje një detaj befasues, ku u shpreh se ka informuar edhe Ministrin e Drejtësisë për intimidimin e një nëne me dy fëmijë, që i bëhet presion gjatë marrjeve në pyetje që të pranojë nën kërcënim dëshminë për “të zhytur ata, ose të zhytet vetë”.

Kryeministri hodhi kritika të forta ndaj SPAK dhe GJKKO, duke u kujtuar që të bënin punën e tyre dhe të mos reagonin për çdo gjë ndaj tij dhe mazhorancës, duke publikuar statistika, por të merreshin me provat dhe goditjen e korrupsionit.

Ai e krahasoi SPAK si një strukturë që aktualisht po i ngjan redaksive të lajmeve, portaleve, kanaleve televizive me gazetarë specialë që tundin dosjet me kërcënime dhe jo një institucioni të pavarur që do të bëjë drejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër të tjera kryeministri theksoi se pa PS nuk do të kishim SPAK, por ata, prokurorët duhet të respektojnë të drejtat e njeriut dhe jo kështu siç po veprojnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?