Eduart Ndocaj betohet në Kuvend: Do respektoj Kushtetutën
Tashmë është zyrtare: Eduart Ndocaj është deputeti më i ri i Kuvendit, teksa pak më parë, në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, i është dhënë “bekimi” për të qenë mbajtësi i ri i mandatit në qarkun e Lezhës, për PS-në.
Dhe me nisjen e seancës plenare të kësaj të enjte, u zhvillua edhe procedura formale të betimit të tij.
Fillimisht, fjalën e ka marrë Ulsi Manja, i cili bëri të ditur vendimin e Këshillit të Mandateve për t'i dhënë mandatin e deputetit Eduart Ndocaj. Deputeti socialist Manja ka shtuar se gjatë kontrolleve që janë bërë nuk është gjetur asnjë e dhënë në lidhje me ndonjë shkelje të mundshme ligjore nga ana e Eduart Ndocajt.
Më pas, fjalën e ka marrë nënkryetarja e Parlamentit Valentina Leskaj, e cila ka artikuluar fjalimin formal të betimit.
Teksa ai është ngritur në këmbë dhe pas përfundimit të formulës së betimit që artikuloi nënkryetarja Leskaj, ka thënë “BETOHEM”.
KOHA JONË SONDAZH

