Elez Biberaj: Shqipëria ndodhet në momentin më të keq që prej vitit 1997

Elez Biberaj, drejtuesi historik i “Zëri Amerikës” dhe një prej ikonave të intelektualëve shqiptarë ka folur sot në ceremoninë e 110 vjetorit të gazetës Dielli, ku në lidhje me Shqipërinë theksoi se “Shqipëria, nga ana e saj, po përballet me problemet më serioze, që pas situatës shkatërrimtare të vitit 1997 – gjendja politike po përkeqësohet, vendi po përjeton praktikisht zhbërjen e sistemit të kontrollit dhe balancave, dhe gjyqësori duket i paralizuar. Institucionet, që shërbejnë si themeli ku mbështet një proces vendim-marrës racional, gjithëpërfshirës dhe demokratik, janë të dobta. Polarizimi është tejet i thellë, mungon qendra politike, ç’ka e bën kompromisin shumë të vështirë.

Shqipëria e gjen veten në pozitën e palakmueshme të të qënit një nga vendet më të varfëra dhe më të korruptuara të Evropës. Megjithëse Shqipëria ka patur mesatarisht një rritje vjetore prej 4 për qind të PBB-së, një e treta e popullsisë ende jeton në varfëri të skajshme, duke mbijetuar me më pak se një dollar në ditë. Shumë shqiptarë besojnë se sistemi i tanishëm funksionon kundër tyre. Ata kanë humbur shpresën dhe shohin pak mundësi për të ndikuar në të ardhmen e vendit të tyre. Sipas sondazheve të fundit të firmës Gallup, rreth 60 për qind e shqiptarëve dëshirojnë të emigrojnë. Që nga fillimi i viteve 1990, më shumë se një milion e gjysmë shqiptarë kanë emigruar, ku dominon grup-mosha 20-40 vjeç. Popullsia e Shqipërisë sot vlerësohet të jetë 2.9 milion – e njëjtë si në vitin 1989 – dhe brenda tridhjetë viteve të ardhshme pritet të bjerë në 2.6 milion”, tha në fillim të fjalës së tij Biberaj, duke akuzuar direkt kryeministrin Rama për marrje të gjithë pushteteve dhe si të korruptuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?