Elisa Spiropali takon të dërguarin special të Presidentit Zelensky: Populli ukrainas po lufton edhe për Ballkanin

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka zhvilluar këtë të premte një takim me të dërguarin special të Presidentit Zelensky në Shqipëri, njëkohësisht anëtar i delegacionit të bisedimeve për paqe me Moskën, Rustem Umerov.

Postimi i Elisa Spiropalit në Facebook: 

I veçantë takimi me z. Rustem Umerov, i dërguari special i Presidentit Zelensky, njëkohësisht nënkryetar i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe anëtar i delegacionit të bisedimeve për paqe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Biseda kishte në fokus situatën në Ukrainë dhe qëndresën e një populli që po lufton edhe për Ballkanin, edhe për të ardhmen e Europës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria e tregoi që në krye të herës mbështetjen ndaj popullit ukrainas, duke u bërë bashkëpenëmbajtëse e kësaj çështjeje bashkë me Shtetet e Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe duke iu bashkuar sanksioneve ekonomike të BE-së ndaj Federatës Ruse.

Miratimi në Kuvend i #Rezolutës që dënon me forcë agresionin rus në Ukrainë sikurse ndihmesa ushtarake & humanitare, ishin dëshmi konkrete e atyre vlerave perëndimore që vendi ynë i ngriti në lartësinë e misionit, sinkron me vendet aleate.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?