Elon Musk humbet 13 miliard dollarë për 24 orë, raketa Starship e SpaceX shpërthen në ajër

Pasuria e Elon Musk pësoi një goditje të rëndë duke humbur 13 miliardë dollarë në 24 orë, më shumë se dyfishi i buxhetit të Shqipërisë. Në të njëjtën ditë kur raketa Starship e SpaceX shpërtheu në ajër pas lëshimit, edhe kompania e tij, Tesla, e makinave elektrike raportoi të dhëna tejet zhgënjyese në tremujorin e parë. Aksionet e Tesla-s ranë me 9,75 përqind dhe fitimet me 20 përqind.

Rënia që pësoi pasuria e Elon Musk ishte humbja më e madhe që ai ka pësuar gjatë këtij viti. Megjithatë, edhe pse ai tashmë ka 13 miliardë dollarë më pak, pasuria e tij neto llogaritet në 164 miliardë dollarë, sipas Bloomberg. Ai renditet ende i dyti në listën e më të pasurve të botës, me Bernard Arnault që kryeson listën.

Në anën tjetër, shkatërrimi i raketës Starship nuk është vlerësuar si një dështim nga Musk. SpaceX dhe miliarderi Elon Musk duken të lumtur dhe të kënaqur me rezultatin e lëshimit dhe gjatë videos njerëzit mund të dëgjohen duke brohoritur dhe duartrokitur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai prapë do të lëshojë një raketë tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?