EMRAT/Kush janë 8 gjyqtarët që do kenë në dorë zgjedhjet e 2017
Mes 90 gjyqtarëve, u zgjodhën sot me short anëtarët e Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit të Tiranës.
Pasi kreu i shtetit Bujar Nishani dekretori 18 qershorin si datën e zgjedhjeve, Këshilli i Lartë i Drejtësisë përzgjodhi sot 8 gjyqtarët që do të përbëjnë Kolegjin Zgjedhor.
Ata janë:
Artur Malaj
Tomor Shkreli
Ridvan Hado
Shkëlqim Mustafa
Gjin Gjoni
Astrit Kalaja
Sotiraq Lubonja
Lindita Sinanaj
Këta 8 gjyqtarë do kenë në dorë fatin e “zgjedhjeve”, të ankesave të partive, për zona apo kandidatë të ndryshëm. Kujtojmë se në vitin 2011 ishte Kolegji Zgjedhor ai që i dha fitoren Lulzim Bashës, pasi vendosi të numërojë votat e hedhura gabim në kuti. Ku i dihet nëse paraqitet e njëjta situatë. Astrit Kalaja ka qenë në Kolegj në vitin 2009.
KOHA JONË SONDAZH

