Endira Bushati: Nuk jam pjesë e partisë së re

Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Endira Bushati ka mohuar të jetë pjesë e partisë së re “Bindja Demokratike”.

Në një shënim në Facebook, ajo shprehet se edhe pse është kritike me Bashën nuk është pjesë e kësaj nisme të re politike.

Postimi i plotë në Facebook i Endira Bushatit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Për shumë kohë, kam folur e shkruar mbi median dhe rolin e saj në Shqipëri, për mënyrën se si “shiten” lajme pa u verifikuar dhe pa më të voglën etikë profesionale….

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka rreth 2 orë që gazetarë, kolegë e miq, më njoftojnë se unë qenkam “themeluese” e një partie….

Nuk po u vë faj për një arsye të thjeshtë: Është e vërtetë që unë jam shprehur kundër mënyrës së drejtimit të PDsë nga Lulzim Basha…. Vazhdoj t’u qëndroj të gjithave çfarë kam thënë që pas humbjeve të zgjedhjeve të 2017! Dhe kam pasur bindjen, që herët a vonë, vakuumi i krijuar në frontin opozitar do të plotësohej me forca të tjera politike….

Por….(dhe ka një “por” të madhe)…. Sado që unë, mund të mbështes apo përkrah, programe, njerëz, projekte….Më duhet të sqaroj se aktualisht jam tërësisht e fokusuar në karrierën akademike dhe profesionale….

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?