FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Endrit Braimllari: Rama dhe Lleshaj dhunojnë qytetarët protestues

Pas shoqërimit dhe arrestimit të disa protestuesve nga Policia e Shtetit, partitë opozitare kanë reaguar duke sulmuar ministrin e brendshëm dhe kryeministrin e vendit.

Me një status në “Facebook”, ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari shprehet se qytetarët po dhunohen pasi protestuan për të drejtat e tyre, ndërsa pohon se shteti grabitësit e Rinasit i lë të lirë.

“Edi Rama dhe Sandër Lleshi dhunojnë dhe arrestojnë qytetarë të pafajshëm që protestojnë në të drejtën e tyre dhe lënë të lirë grabitësit shtetëror në Rinas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përdorimi i gazit helmues në sasi të madhe në një protestë qytetare është gjenocid.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sandër Lleshi gjen kohë të reagojë për protestat qytetare por nuk ka asnjë fjalë për mungesën e sigurisë në vend, për numrin e lartë të vrasjeve, për grabitjen e Rinasit, për vjedhjen e hapur te Unaza e Re, për dhunën që ushtroi mbi banorët e Bulevardit të Ri duke dhunuar gra, fëmijë e të moshuar.

Kjo është fytyra e vërtetë e një qeverie të degraduar ku po përdoret një “Gjeneral i vdekur” kundër një populli. Çdo gjë mbahet shënim dhe dita kur nuk do jesh me Minister është e afërt. Ti dhe Edi Rama keni hesape për të larë me qytetarët e ndershëm të këtij vendi.”, shkruan ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?