“Engjëll Agaçi i zhdukur si Ervis Martinaj”, Berisha i kundërpërgjigjet Ramës

Kreu i PD-së, Sali Berisha, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili tha se Ëngjëll Agaçi po kurohet në Itali.

Berisha tha se Agaçi është arratisur si Ervis Martinaj.

“Engjëll Agaçi ka një muaj që është zhdukur. Nuk tregojnë as spital, as klinikë, përkundrazi nga Roma vijnë fotografi në kafene. Po të ishte e vërtetë, ai tregon spitalin, klinikën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Agaçion, sekret është spitali, sekret largimi dhe jo vetëm kaq. Sigurisht që Edi Rama do ta donte krejt ndryshe Engjëll Agaçin, me këto që po shoh unë, por e vërteta është se, dy të zhdukur janë në Shqipëri, Engjëll Agaçi dhe Ervis Martinaj. Këta nuk kanë gjurmë të dy, nuk ka të zhdukur të tjerë. Nuk kam idenë se ka të tjerë të zhdukur, nëse keni më thoni. Pra janë dy të zhdukur, të dy të lidhur me Edi Ramën”, ka thënë Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?