Erion Braçe flet për përplasjet në Kuvend: Duan të njohim Sali Berishën si kryetar
Erion Braçe ka komentuar situatën në Kuvend, pas bllokimit të seancës si pasojë e kaosit të krijuar nga opozita.
Braçe tha se deputetët e PD-së kërkojnë që mazhoranca të njohë si kryetar Sali Berishën.
“Ata s’duan karrige deputeti, ata duan karrige qeverie, pa pushtet as s’ekzistojnë, siç nuk ekzistojnë. Karriget e deputetëve i kanë lënë, kanë marrë karriget e ministrave. Ato merren me votë, s’janë në gjendje ti marrin me votë.
Kanë 33 vjet bëjnë të njëjtën gjë, protestojnë që Amerika të ndryshojë statusin për Saliun, Europa ta pranojë Saliun dhe ne ta njohim për kryetar të PD-së. Ne s’njohim asnjërin prej tyre se s’na intereson.
Këta të Lulit s’kanë ardhur, këta kanë ardhur dhe kanë zënë dyert.
Na kërkojnë ne që të njohim Sali Berishën si kryetar PD-je”, tha Braçe.