Erion Braçe me kritika të ashpra: Vetëm ne fusim 22 mijë vetë në stadium, Italia i la jashtë derbit “kokëboshët” shqiptarë

Ka folur me tone të ashpra, deputeti i PS-së, Erion Braçe në komisionin e Shëndetësisë, ku e pranishme ka qenë edhe ministrja Ogerta Manastirliu.

Ish-zëvendëskryeministri tha se fondi i akorduar për vaksinat duhet të justifikohet me planin që ka ministria për imunizimin e popullatës dhe jo që pasi t’i blejë ato të rrinë në frigorifer.

Braçe ironizoi një episod të ndodhur dje me disa qytetarë shqiptarë të cilët donin të shihnin nga afër derbin Milan-Inter në Itali, por që iu refuzua hyja pasi nuk kishin pasaportë vaksinimi. Socialisti i quajti këta qytetarë “kokëboshë shqiptarë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse i mbajtja shënim shifrat, 91 mld lekë, 4.8% e GDP për shëndetësinë janë shumë lekë. Në çdo kohë thuhet se s’ka lekë për shëndetësinë dhe ndihmën ekonomike. Por ja erdhëm në situatën kur paratë u gjetën. Tani sfida më e madhe e institucioneve është që të përmbushet misioni. 63 mld lekë vetëm për funksionin e shëndetësisë janë shumë para. 27 mld lekë për Mbrojtën Sociale janë shumë para. Po ti vësh këto shuma në raport me shërbimet që japim, nuk anojnë nga krahu i shërbimeve. Këto janë para publike që dalin nga taksimi. Qoftë në sektorin legal privat apo dhe në sektorin e korrupsionit. Ajo që duhet diskutuar është efektiviteti i përdorimit të këtyre parave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dje janë kthyer kokëboshë shqiptarë që morëm përsipër që të hynin në stadiumin kryesor të Italisë. U kthyen pas se ishin pa pasaportë vaksinimi. Kishin marrë nga një letër testi në dorë dhe mendonin se do hynin atje me letër. 80 mijë njerëz dje në stadium kanë hyrë me certifikatë vaksinimi. Kokëboshët shqiptarë një pjesë u kthyen në aeroport dhe një pjesë te hyrja e stadiumit. Kurse këtu shkojnë hyjnë në stadium 22 mijë. Nëse hedhim aq miliardë kërkohen masa të tjera shtesë, që interesi publik mos të sfidohet nga pronarë lokalesh, restorantesh apo pronarë stadiumesh”, tha Braçe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?