Erion Braçe në mbështetje të fermerëve të Çermës: Ministria e Financave është përgjegjëse!

Fermerët e Çermës dolën sërish në protestë, pasi ankohen se shalqirin po e shesin nën kosto. Kësaj proteste të hënën ju bashkuan edhe fermerët e Imshtës në bashkisë e Lushnjës.

Ata ankohen se çmimi me të cilin po e sheshin 80 lekë për kilogramë është mjaft i ulët dhe në këtë mënyrë nuk mund të nxjerrin dot as kostot e prodhimit.

Në mbështetje të fermerëve u bashkua edhe deputeti i zonës Erion Braçe i cili akuzoi tregtarët e pikave të grumbullimit se kanë rënë dakord për të blerë prodhimin me një kosto të ulët në dëm të fermerëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përgjegjës për këtë situatë Braçe bëri edhe qeverinë e tij socialiste dhe konkretisht Ministrinë e Financave. Deputeti propozoi që shteti të ndërtojë pika grumbullimi duke ja hequr monopolin tregtarëve privatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?