Erion Braçe: Po shkatërroni të varfrit, ndërkohë hotelet e bosëve me 5 yje i favorizoni hapur!

Deputeti i PS, Erion Braçe, tha në Kuvend se me paketën e re fiskale të prezantuar nga qeveria është goditur më i dobëti.

Ish-zëvendëskryeministri Braçe disa herë ka kërkuar që kryeministri dhe mazhoranca të hartojnë një paketë fiskale dhe një buxhet në favor të shqiptarëve dhe jo për një pakicë oligarkësh që kanë edhe hotele me 5 yje.

Braçe ka kërkuar të hiqet favorizimi TSVH-së për hotelet me 5 yje, pasi sipas tij mjafton favori që ju kemi bërë me lejimin e kazinove.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë kam paraqitur mbi 10 amendamente, do t’i prezanton një për një. Ligji për tatimin mbi vlerën e shtuar, kam kërkuar fillimin shkurtimit të listës së përjashtimit të listës fiskale. Eshte e nevojshme qe në ligjin për TVSH te behet keshtu.Heqjen e shkallës së reduktuar prej 6% tatimit mbi vlerën e shtuar për të gjitha furnizimet në hotelet me 5 yje. Çdo furnizim brenda këtyre hoteleve, paguajnë vetëm 6% TVSH në dallim nga çdo konsumator tjetër, përfshirë edhe atë familjar duke nisur që nga çmimi i bukës. Kjo masë u mor vitet e shkuara për të bërë thithjen e investimeve, por unë mendoj që mjafton një favor, ajo që ne i kemi dhënë të drejtën për të organizuar lojëra fati dhe kazino në ambiente e tyre”, tha Braçe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?