Erion Braçe vijon akuzat ndaj qeverisë: Po plas, por jo nga vapa!

Deputeti socialist Erion Braçe ka vijuar akuzat për skemën e grumbulluesve në Lushnje të cilët sipas tij abuzojnë me mundin e prodhuesve.

Braçe shprehet se bujku merr vetëm lekët e shpenzimeve ndërsa mundi i tij paguhet me zero lekë.

Statusi i plotë i Erion Braçes

Swiss Digital Desktop Reklama

PO PLAS!

Swiss Digital Mobile Reklama

(Jo nga vapa se nuk është)

Një orë e plotë me bujqit në

TREGUN E LUSHNJES:

– SPECI I KUQ-KAPI, kjo cilësi 35-40 lekë

– PATELLXHAN, kjo cilësi 15-20 lekë

– PJEPER, kjo cilësi dhe me një aromë fantastike 25-30 lekë

– PJESHKE, kjo cillësi 40 lekë

– NEKTARINE, e ëmbël, kjo cilësi 50 lekë

Tani, pasi të lexosh këtu, zbrit tek tregu i lagjes e PYET PER CMIMIN;

E KUPTON SA FITON TREGTARI TANI?

Bujku thjesht po merr tani lekët e shpenzimeve; mundi i punës paguhet zero.

Ja pse po plas!

Aaaaaa qe mos harroj, për shkak të rregjimit fiskal, asnjë tregtar sic çdo GRUMBULLUES i politikës xhanëm, NUK BLE ME FATURE!

Ndaj në këtë vend fitojnë gjithnjë tregtarët e asnjëherë prodhuesit!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?