Erion Braçe vijon sulmet ndaj ministres së Bujqësisë: Boll se kam punë!

Deputeti socialist, Erion Braçe, vijon sulmet ndaj Ministrisë së Bujqësisë, vetëm dy ditë më parë ka refuzuar ftesën e ministres Frida Krifca, për takimin me deputetë socialistë në zyrë.

Në një postim në “Facebook”, deputeti ka reaguar me ironi sërish, ku shprehet se nuk e pi kafen, dhe se është problem që deputetët takohen pas 11 muajsh.

Postimi i plotë i Erion Braçes në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

Ej, boll ma postuat se kam pune

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk ka asgje te habitshme per mua ne foto.

MADJE DONI TE DINI, ESHTE PROBLEM SHUME I MADH QE DEPUTETET TAKOHEN PAS 11 MUAJSH!

Aaa po une deshiroj shume qe koleget e mi ti kene thene e te kene zgjidhur:

1- Problemin e TVSH PER BUJQESINE:

Ne grumbullim e perpunim te brendshem; Ne tregtimin e plehrave kimike, farerave e fidaneve, kafsheve per mbareshtrim e prodhim vecanerisht qumeshti etj;

2- Problemin e subvencioneve, parave qe mungojne per cdo aplikant qe KA PLOTESUAR KRITERET ne te gjitha masat mbeshtetese;

Per prodhimin ne serre, per serren vete, per lopet, delet, dhite, perfshirjen ne skeme te vicave per mish e pulave pas goditjeve njepasnje, per bletet dhe natyrisht NAFTEN FALAS PER BUJQIT, te gjithe-nderkohe qe duhen para plus;

3- Problemin jetik te cmimeve te prodhimeve bujqesore te fushes dhe te serrave;

Ngritjen e BURSES SE BUJQESISE per te nxjerre cmimet nga morsa ZHVATESE e kartelit te grumbulkuesve;

4- Problemin e cmimit te plehrave kimike, gjithnje e ne rritje e vetem nen kontrollin e duopolit zhvates;

Hapjen e tregut e heqjen e cdo barriere permes ekskluziviteteve qe ligji si njeh por nje komision i korruptuar e klientelist i ka ligjeruar turpshem e demshem;

5- Problemin e magazinave e kapaciteteve frigoriferuese PUBLIKE, per te thyer varesine e bujqve nga privati e per te prishur lojen e privatit me prishjen, kalbjen e prodhimit te bujkut si KERCENIM PER CMIMIN ZHVATES!

Keto vlejne per mua!

Pa kafja tu bej mire te gjitheve;

Une kam nje jete qe nuk e pi!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?