Erion Veliaj: Kur PS të ma japë besimin, do të filloj menjëherë fushatën për zgjedhjet vendore
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm te Bashkim Hoxha në News24. Veliaj foli për projektet, kandidimin për të marrë edhe një mandat tjetër në krye të Tiranës, por edhe për kundërshtarët politikë.
Lidhur me garën e vitit të ardhshëm, Veliaj tha se “unë do respektoj atë që kam bërë në çdo fushatë. Kur PS të ma japë besimin atëherë do filloj fushatën permanente”.
Veliaj tha se Berisha dhe Meta flasin me gjuhën e 1990 dhe se janë tmerr në sondazhe. Sa i përket zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm, Veliaj tha se debati do jetë kush ka bërë punë dhe kush ka bërë llafe.
KOHA JONË SONDAZH

