Etiketimi i Agron Dukës: Rama “un figlio di buona madre”
Ish-deputeti dhe kreu PAA-s, Agron Duka i ftuar në “360 Gradë” nga Artur Zheji në Ora News, tha se kryeministri Rama ka vendosur në krye të Autoriteti Kombëtar të Ushqimit një oficer këmbësorie.
Duka: Për AKU-në dhe për mishin në rrugë shumë mirë bën që flet. Shyqyr që kësaj here nuk ka LSI-në. Drejtori i parë që ka vënë ky është një oficer këmbësorie drejtor i AKU-së. Ky se ka si koncept këtë punë. Faktikisht kjo është një sëmundje e politikës në përgjithësi.
Unë mund të japë shembuj plot që janë vënë edhe njerëz të inkriminuar në pozicione të tilla. Ne duhet ta vendosim me ligj që ta shkëpusim njëherë e përgjithmonë njerëzit që nuk janë specialistë në pozicione drejtuese që kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore. Për ndryshe, e njëjta histori do të përsëritet prapë.
Të shohim çfarë do të bëjë ky. Ky është “Figlio di buona madre” (që në zhargonin e përditshëm italian do të thotë bir k****, është sinonim i filgio di putana) që ua ka marrë dorën mirë shqiptarëve. Harron që vet ka qenë në qeverisje dhe ka marrë pjesën e luanit. Në radhë të parë të bëjë autokritikë për veten. Unë nuk kam besim që ky do të realizojë atë që thotë sot. Nëse e bën i jap dorën, megjithëse nuk e heq dot mëkatin që ka bërë në 4 vjet.
Duka e quajti padrejtësi faktin që ai nuk u përfshi në Parlament. I ftuar në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit mbrëmjen e sotme.
Artur Zheji: Krim i madh që nuk jeni në Parlament zoti Duka?
Agron Duka: “Krim nuk është por gjëra që ndodhin. Ndoshta mund të thuhet e padrejtë. Një përfaqësues i Agrares, domethënë ambjentalist do të ishte mirë që të ishte në parlament. Mund të ishte Sazan Guri, mund të isha unë por fatkeqësisht asnjë prej nesh hyri në parlament.”
KOHA JONË SONDAZH

