FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Evi Kokalari deklaron: Lul Basha do pendohet fort për atë që më bëri sot në selinë blu

Pas sulmit ndaj Evi Kokalarit sot në selinë blu, ka reaguar Kokalari:

“Lulzim Basha duhet të marrë përgjegjësi për dhunën verbale, psikologjike dhe fizike të ushtruar ndaj meje dhe disa grave të tjera në ndërtesën e PD-së sot.

Dy gra, që ishin komplet jashtë  kontrollit, u munduan të na intimidonin me sharje vullgare dhe dhunë fizike, dhe Lulzim Basha që ishte në seli, nuk mori mundimin ta ndaloj për gati një orë që ishim aty, që do të thotë që Lulzim Basha ishte pjesë e këtij vullgariteti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Basha duhet të kuptoj që unë do vi sa herë kam takim në seli, sepse jam e mandatuar nga 4446 delegatë të Partisë Demokratike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse herës tjetër që do jem aty, do përballem po me këtë vullgaritet, Lulzim Basha do marri një përgjigje jo vetëm të merituar, por dhe shumë agresive, që do mallkoj ditën që humbi llogjikën ndaj meje, d.m.th shkarkimi nga detyra dhe dosja e Nick Muzin, do të ishin vërtet problemet më të vogla që Luli do ketë ndonjëherë në jetë” – shkruan Kokalari

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?