Familjarë, qytetarë dhe deputetë të mazhorancës, homazhe në nder të katër viktimave të 21 janarit

Janë mbajtur homazhet në nder të katër viktimave të 21 janarit të 2011-ës.

Të pranishëm veç të afërmve dhe familjarëve të viktimave, ishin edhe deputetë të PS, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, ndërsa kryeministri Edi Rama nuk mori pjesë në homazhe për shkak se ndodhet jashtë vendit në Forumin e Ekonomisë në Davos të Zvicrës.

Në ceremoni nuk kishte fjalime, por ishte projektuar në formë homazhi me heshtje dhe marshim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të pranishmit vendosën lule në bulevardin “Dëshmorët e kombit”, për të nderuar Ziver Veizin, Aleks Nikën, Hekuran Dedën dhe Faik Myrtajn.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?