Fatmir Mediu: Edi Rama nuk është pjesë e zgjidhjes. Është vetë problemi!

Në fillimin e vitit, Partia Republilane organizoi një takim të strukturave drejtuese në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prill, bashkëpunimin e opozitës për t’u përballur me regjimin e korruptuar të Edi Ramës.

Në fillim të fjalës së tij, duke vlerësuar situatën e rëndë të pandemisë, kryetari i PR-së, Fatmir Mediu tha se Shqipëria është në një moment kombëtar të vështirë e cila kërkon një rizgjim të klasës politike shqiptare kudo që ndodhet.

“Dua të falenderoj, që të gjithë, mjekët dhe personelin shëndetësor për mbështetjen dhe kontributin që kanë dhënë në shërbim të jetës së njerezve duke marrë përsipër dhe një rrisk jashtëzakonisht të madh, për jetën e tyre.

Nga ana tjetër, shpreh sinqerisht dhimbje dhe ngushëllimin për të gjithë jetët e humbura jo vetëm në Shqipëri po kudo që janë. Dhe për familjarët e tyre dhe për ata që kanë vuajtur dhe vuajnë.

Tërmeti duket sikur shkundi shumë gjëra në shoqërinë tonë, por sidomos kalbëzimin e një qeverisje problematike.

Një qeverisje e cila në asnjë ditë të vetme të saj nuk mendoi për qytetarët dhe interesat e tyre.

Shqipëria është në një moment kombëtar të vështirë, e cila kërkon një rizgjim të klasës politike shqiptare kudo që ndodhet. Koordinim dhe qëndrime të përbashkëta përballë disa sfidave të cilat janë shumë të veçanta dhe kanë ngritur shumë pikëpytje në të ardhmen e rajonit po në mënyrë të vecantë shqiptarëve të rajonit për të qënë shqiptarë të bashkuar në europën e bashkuar. Janë kërcënime që vijnë me ndryshimet gjeopolitike me rritjen e peshës, prezencës dhe angazhimit të Rusisë dhe të Kinës.

Probleme që kanë të bëjnë me qeverisjen, ku nuk kemi më qeverisje demokratike, por qeverisje të njerëzve të fortë, të lidhur me korrupsionin dhe me krimin. Ku shteti mbivendoset mbi qytetarët. Problemet që vijnë nga krimi dhe korrupsioni dhe devijimin e qëllimeve dhe boshtit që kemi pasur si shqiptarë: Integrimi Euro-Atlantik.

Dhe ajo që është më e rëndësishmja është vendosja e pushtetit mbi shtetin.

Përballë gjithë kësaj situate kam bindjen që ndajmë të njëjtin qëndrim që Rama nuk është pjesë e zgjidhjes. Rama është pjesë e problemit. Është vetë problemi”, u shpreh kryerepublikani.

Mediu theksoi se është momenti që opozita duhet patjetër të konceptojë ndryshe marrëdhënien e vet.

“Opozita nuk është opozitë që rend drejt pushtetit, por opozitë që ndërton shtetin. Dhe për ta bërë këtë opozita duhet të ketë një kontratë të qartë me qytetarët shqiptyarë, për të teguar si do të ndërtojnë qeverisjen që buron nga vota e lirë e qytetareve.

Një qeverisje e cila vjen dhe bashkëpunon  me qytetarët shqiptarë për interesat e qytetarëve shqiptarë. Pra një qeverisje gjithëpërfshirëse për të ardhur te elementi i dytë shumë i domosdoshëm që qeverisja nesër duhet të konsiderohet si qeverisja e njerëzve të aftë me integrite që i bashkohen opozitës dhe nuk është thjesht qeverisja dhe  pushteti i lidershipit të opozitës”, u shpreh në takimin me struklturat e partisë, kreu i PR-së, Fatmir Mediu.

SHKARKO APP