FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fatmir Mediu për Bashën: Ke 10 ditë kohë, ndryshe dalim vetëm në zgjedhje

 

Partia Demokratike mund të humbasë edhe një aleat tjetër të rëndësishëm të saj, sic është republikani Fatmir Mediu, nëse brenda 10 ditësh nuk nënshkruan një marrëveshje me shkrim për koalicionin e zgjedhjeve të 21 qershorit. Në një dalje për mediat, nënkryatari i Republikanëve Arjan Madhi ka thënë:

“Partia Republikane  prej kohësh i ka kërkuar PD-së mëse një herë marrëevshje me shkrim pa pasur një përgjigje konkrete. Nëqoftëse kjo nuk do të ndodh, asambleja kombëtare e kësaj partie, brenda 10 ditëve bazuar mbi propozimin e kryesisë është ë gatshme të zgjedh 61 kandidatët për 61 bashkitë e vendit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më shumë sesa te një marrëveshje paraelektorale, Partia Republikane është e pakënaqur me Bashën për shkak të hezitimit të tij për të kandiduar Agron Dukën në Bashkinë e Durrësit. Tashmë është pothuajse e sigurt që PD nuk do të dalë me Agron Dukën në Durrës dhe ky vendim s’është mirëpritur nga Mediu dhe vetë Duka, i cili së fundmi ka pasur edhe takime me vetë liderin e opozitës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?