FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fatmir Xhafaj debate me zv.ministren e Shëndetësisë: Të ashpërsohen masat për vaksinimin e qytetarëve!

Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve, deputeti socialist Fatmir Xhafaj kërkoi marrjen e masave detyruese për vaksinimin e qytetarëve kundër Covid 19 dhe kërkoi nga zëvendësministrja, Eugena Tomini, e pranishme në mbledhje, nëse legjislativi duhet të bëjë ndonjë gjë në lidhje me këtë çështje.

Çfarë duhet bërë për ta përmirësuar, a ka nevoje për masa më të ashpra për tu vaksinuar qytetarët? Duke qenë se unë i përkas kësaj qasjeje, çfarë mund të bëjë Kuvendi për ta mbështetur këtë proces për të rritur mbulesën vaksinale?”, tha Xhafaj.

Zëvendësministrja Tomini u shpreh se masat shtrënguese vlerësohen nga Komiteti i Ekspertëve në varësi të situatës së shifrave dhe janë ata më pas, të cilët marrin vendimet për masat shtrënguese, ashtu sikurse vendosën për vaksinimin e detyruar të administratës publike dhe punonjësve të supermarketeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?