FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Festat në fundjavë, Qeveria Rama rikthen pushimin ditën e hënë

Nëse një festë do të qëllojë të shtunën ose të dielën, e hëna do të jetë ditë pushimi për të gjitha ata që punojnë në administrate. Ky ishte vendimi i marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, ndërsa zëvendkryeministri Niko Peleshi në një konferencë për mediat njoftoi për këtë vendim. Qeveria Rama ka vendosur të rikthejë vendimin që ish-kryeministri Sali Berisha hoqi gjatë kohës së qeverisjes së djathtë. Vendimi zbatohet prej të dielave pasaardhëse, kur besimtarët katolike dhe më pas ata ortodoksë festojnë Pashkët. Në 23 dhjetor të 2009 Berisha shfuqizoi rregullin e vendosur nga Fatos Nano, që nëse dita e festës është në fundjavë, pushimi shtyhet. Ky vendim bëhet edhe për të respektuar Kodin e Punës theksoi zëvendkryeministri Niko Peleshi.  Gjithashtu një tjetër projekt i qeverisë shqiptare është ai i bonuesve për punonjësit e administratës shqiptare. “Ne do të pajisim me bonuse ata punonjës të administratës që japin rezultate të mira. Iniciativa do të jetë financiare. Gjithashtu përfitime do të ketë edhe për profesionet e vështira, siç janë mjekët e specializuar apo mësuesit e lëndëve ekzakte. Po përmbyllim kështu një paketë iniciativash dhe t’i shpërblejmë ata në mënyrën më dinjitoze”, tha Peleshi. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?