Fevziu i tronditur thellë nga djegia e restorantit luksoz

Pas kthimit të Fevziut dhe të shoqëruesve të tij nga Amerika Latine, ndodhën dy ngjarje, që e tronditën tej mase moderatorin e njohur.

Ngjarja e parë ishte sulmi në një xhami të Zelandës së Re, ku Fevziu shprehu dhimbje për viktimat e pafajshme dhe aktin terrorist. Njëkohësisht ai shprehu solidaritetin me të gjithë ata, që janë bashkuar kundër dhunës dhe për ndëshkimin e autorëve dhe frymëzuesve të saj. Mbi të gjitha, në prononcimin e tij në Instagram, Fevziu kërkoi botërisht, dënimin për çdo kriminel që keqpërdor emrin e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut, siç ndodhi në këtë rast, në Zelandën e Re.

Si të mos mjaftonte kjo, një ngjarje tjetër e madhe ndodhi orët e fundit, në “Champs Elysees” të Parisit.  Jelekverdhët dogjën “Fouquet’s”,  restorantin e famshëm ku hanë politikanët dhe të pasurit më të mëdhenj të Parisit. Këtu Fevziu, pësoi një tronditje të thellë, sepse “Fouquet’s”, ai dhe katër sheikë të njohur,  e kanë patur si restorantin e vet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ende nuk kemi një prononcim të tij, kundër jelekverdhëve, por qytetarët janë duke pritur, që së shpejti ai të thyejë heshtjen, për këtë ngjarje makabre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?